Në BERAT, profesorë dhe historianë kërkojnë VARRIN e Sabbatei Zevit... (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:25 12-03-2018 Në BERAT, profesorë dhe historianë kërkojnë VARRIN e Sabbatei Zevit... (FOTOT)

Një grup historianësh, profesorësh e artistësh prej kohësh, janë vënë në kërkim të varrit të Sabbatei Zevit, teologut të lirisë, të vetëquajtur “Mesia” i ri.

Kështu Abedin Kaja, profesor Shaban Sinani, Kujtim Çashku e Nora Çashku kanë nisur kërkimet në Bilçë të Beratit.

Pyetur për të rejat nga kërkimi, publicisti Kaja thotë se ende vazhdojnë kërkimet ndërsa publikon edhe foto gjatë procesit.

Kush ishte Sabatej Cevi:

Sabataj Cevi (heb. Shabbetai Tzvi, tur. Sabetay Sevi; lindi më 1 gusht 1626 në Izmir — vdiq më 17 shtator 1676 në Ulqin) ishte rabin sefardi dhe themelues i sektit hebre sabatarian, i cili në moshën katërdhjetë vjeçare i detyruar nga Sulltan Mehmedi i IV pranoi Islamin, së bashku me rreth 300 familje të pasuesve të tij, edhe pse kurrë nuk e praktikoi. Për shkak të besnikëris ndaj Judaizmit dhe mospranimit të Islamit, u dëbua në Ulqin, i cili në atë kohë ka qenë qyteti më i largët i Perandorisë Osmane. Në Ulqin ka vdekur, duke lënë pas vetes pasues të sektit të tij.

Ky njeri me një intelegjencë mbi mesatare dhe arsimim të gjërë duke vetëdeklaruar veten "Mesia" i ri, ka lën gjurmë të thellë që edhe sot e kësaj dite zgjon interesim jo vetem tek shkencëtarët dhe teologët, por edhe tek njerëzit e thjeshtë, të cilët tentojnë të hulumtojnë të gjitha segmentet e veprimtarisë së tijë në Perandorinë Osmane. Normalisht ndikimi i tij u perhap shumë shpejtë edhe jashtë kufijve të Perandorisë Osmane dhe emri i tij përmendet me respekt dhe nderim në të gjithë sinagogat e atëherëshme të botës së zhvilluar. Sot ata që jetojnë pranë Kulles së Balshajve, ku ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij shpesh ia përmendin mysafirëve të jashtëm dhe të brendshëm.

Ai lindi në Izmir më 1626, njerin prej qyteteve më të rëndësishëm të Perandorisë Otomane. Në atë qytet ka jetuar një komunitet i madh hebrejsh, dhe në një familje të njohur u lind njeriu që në moshen katërdhjetëvjeçare guxoi, që në një shtet aq të fuqishëm islamik ta shpallë vehten "Mesia" i ri. Sabataj Cevi edhe si i ri ishte i mikpritur dhe i nderuar, me dëshirë e dëgjonin si shkencëtarë, po ashtu edhe njerëzit e thjeshtë dhe të gjithë pajtoheshin se ai është i lindur për të udhëhequr.

Ai në arsimimin e vet lexoi të gjitha librat e vjetra të shenjta të hebrejve ku në secilën prekej ardhja e "Mesisë" së ri.

Me ketë titull janë emëruar edhe shumë persona para tij, si Bar Koba, Juda Galile, Juda Makabe; ndersa i vetmi që me të drejtë e ka bartë ka qenë Jezusi apo Isau. Në popullatën e shumët hebreje në Izmir, Sabataj Cevi kerkoi lirinë, ishte teolog i lirisë dhe kuptoi se kjo ishte diçka më e madhe që njeriu mund të ketë në besimin e tij. 

(Referuar Wikipedias)

kerkojne.jpg

kekro3.jpg

kerko3.jpg

kerko4.jpgkerko5.jpg

lerk6.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SKANDAL në Shkodër, boti në mëngjes pastron m****, pasditeve shpërndan ujë për qytetarët (PAMJE ALARMANTE)
Aksidenti me 9 nxënës të plagosur në Berat, ministria e Shëndetësisë jep informacionin e RËNDËSISHËM »
Article Logic
Execution time: 0.010348081588745
array(1) { ["section"]=> string(79) "ne-berat-profesore-dhe-historiane-kerkojne-varrin-e-sabbatei-zevit-fotot-112976" }