NE BUDALLENJTË QË LUAJMË 'PARTISH'!

Publikuar tek: pa-stres, më 10:51 01-06-2019 NE BUDALLENJTË QË LUAJMË 'PARTISH'!

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Sot është 1 Qershori biri im, është festa jote.

Për disa orë, lodra e re që të blemë do të jetë Bota jote dhe, për fat, ti as nuk e ke idenë se si është Bota e vërtetë!

Është e gënjeshtërt, o bir! Është e padrejtë!

Arsyeja janë lodrat o bir! Po po, lodrat!

Jo lodrat e fëmijëve, lodrat e të rriturve, o bir!

Lodra për fëmijë ka pafund, ka aq shumë sa çdo fëmijë mund të ketë cilëndo lodër që dëshiron. Problem janë lodrat e të rriturve, sepse ato kushtojnë shumë!

Disa xhaxha që quhen politikanë, kur kanë qenë të vegjël nuk kanë pasur lodra dhe tani që janë të rritur duan vetëm të luajnë. Lodrat e tyre janë të shtrenjta o bir.

Makina jote kushton 5 Euro o bir, makina e atij xhaxhit kushton 100.000 Euro!

Varka jote kushton 10 Euro, varka e atij xhaxhit kushton 1.000.000 Euro dhe quhet yacht!

Xhaxhat kanë edhe lojëra të tjera të shtrenjta o bir!

Xhaxhat, përveç mamave të fëmijëve, kanë shoqe të shtrenjta. Ato duan lodrat e tyre, duan makina, celularë, peliçe, bizhu, shtëpi në plazh. Xhaxhat vënë baste dhe luajnë në kazino. Nuk ngopen kurrë së luajturi!

Ti do më pyesje: "Ku i gjejnë gjithato lekë ata xhaxhat. Kaq shumë punojnë ata?"

Jo, ata punojnë shumë pak, por janë të zgjuar!

Ata kanë vënë në punë babin tënd dhe babat e shokëve të tu të kopshtit! Ne punojmë gjithë ditën që të blejmë një lodër të lirë për ty dhe një lodër të shtrenjtë për ata!

Ti do më pyesje: "Po ju babi, nuk luani asnjë lojë?"

Luajmë edhe bir. Luajmë "partish" Është një lojë që e kanë shpikur ata xhaxhat.

Është një lojë ku ne, baballarët tuaj çirremi, shahemi, zihemi, palgosemi dhe vritemi. Zihemi me njëri-tjetrin se cili nga këta xhaxhat është më i mirë, ai që na vjedh sot, apo ai që na vodhi dje dhe do të na vjedhë prapë nesër. Të lodhur nga kjo lojë na zë gjumi dhe na zgjon zilja, e cila na kujton se duhet të shkojmë në punë. Aty ku duhet të punojmë fort, që të blejmë një lodër  të lirë për ju dhe një lodër të shtrenjtë për ata. Pas pune, luajmë përsëri "partish", por ne baballarët tuaj humbim, kurse ata xhaxhat fitojnë gjithmonë! Sepse janë bij "nënash të zgjuara".

Ti do më thoje: "Ata jua bëjnë me hile që fitojnë gjithmonë! Janë ata të shumë zgjuar, apo jeni budallenj ju babat tanë?"

Të dyja bashkë, biri im. Mbase kjo e dyta më shumë.

Mbase jemi ne, që pranojmë të luajmë "partish"!

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LETRA E SHTATË ( e para private)
»
Article Logic
Execution time: 0.027963161468506
array(1) { ["section"]=> string(39) "ne-budallenjte-qe-luajme-partish-166512" }