Në burg ose garanci 5 mln lekë? Fjolla Morina shkon për herë të dytë në maternitet për të vërtetuar shtatzëninë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 22-09-2020 Në burg ose garanci 5 mln lekë? Fjolla Morina shkon për herë të dytë në maternitet për të vërtetuar shtatzëninë Fjolla Morina

Pasi është shtyrë gjyqi për në orën 13:00, këngëtarja Fjolla Morina ka shkuar përsëri në maternitet, ku do t’i nënshtrohet një vizite të dytë për të vërtetuar nëse është shtatzënë.

Këngëtarja u kap me 2 pistoleta në Morinë dhe mbi të rëndon akuzat e trafikut të armëve dhe municioneve luftarake. Fjolla pasi u arrestua iu nënshtrua një vizite në maternitetin e Kukësit, sipas të cilës ajo ishte 2 muajshe shtatzënë.

Mirëpo Gjykata ka kërkuar që në sallë të shkojë edhe gjinekologu pasi sipas tyre një eko nuk mjafton për të provuar shtatzëninë.

Sa i përket pistoletave Fjolla ka thënë se ato i kishte dhuratë nga  një mik i saj i cili nuk jeton më. Më tej ajo ka shtuar se ato ndodheshin në çantë pasi këngëtarja ka harruar që t’i hiqte në momentin që ka ndërruar çantën.

Prokuroria ka kërkuar se në rast se ajo rezulton shtatzënë t’ i jepet masa arrest shtëpie dhe garanci prej 5 mln lekësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011146068572998
array(1) { ["section"]=> string(117) "ne-burg-ose-garanci-5-mln-leke-fjolla-morina-shkon-per-here-te-dyte-ne-maternitet-per-te-vertetuar-shtatzenine-221224" }