Në Cambridge flitet SHQIP, anëtarja e shoqërisë mbretërore bën bashkë gratë më të fuqishme SHQIPTARE (EMRAT)

Publikuar tek: kulture-art, më 11:02 20-01-2020 Në Cambridge flitet SHQIP, anëtarja e shoqërisë mbretërore bën bashkë gratë më të fuqishme SHQIPTARE (EMRAT) Grate shqiptare ne Cambrige

Për herë të parë, në Selwyn College në Cambridge, u fol shqip nga gratë shqiptare që kanë treguar suksese të mëdha në fusha të ndryshme.

 

Selwyn College në Cambridge është themeluar në vitin 1882 dhe kjo është hera e parë që gratë shqiptare kanë qenë pjesë e një eventi të organizuar në ambientet e këtij kolegji.

Eventi është organizuar nga Nora Weller, e cila jo shumë kohë më parë u bë edhe anëtare e shoqërisë mbretërore të arteve në Mbretërinë e Bashkuar. Duke u bërë kështu gruaja e parë nga Kosova, që është pozicionuar brenda kësaj organizatë që ekziston mbi 260 vjet.

“Eventi i djeshëm kishte dy qëllime”, tregon Weller për KultPlus. Ajo u përurua për rolin e ri brenda shoqërisë Mbretërore të Arteve, ndërsa, qëllimi i dytë i këtij eventi ishte edhe shkëmbimi profesional në mes grave profesioniste shqiptare, në Angli dhe jo vetëm.

Weller tregoi për KultPlus se të pranishme ishin gra shqiptare nga Gjeneva, Parisi, Tirana, Amerika, etj.

Në këtë event ka marrë pjesë edhe diva shqiptare me famë ndërkobëtare, Inva Mula, pastaj udhëheqësja e fondacionit ‘Bardha”, Donika Bardha, si përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës në Londër, e pranishme ishte Arrita Gjakova, si dhe nga Gjeneva, Adelina Gashi.

Vlen të bëhet e ditur se ”Fellow of the Royal Society of Arts” është ndër organizatat më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar, anëtarët e njohur ndër shekuj kanë qenë: Benjamin Franklin, Stephen Hawking, Karl Marx, Nelson Mandela, etj.

Brenda kësaj organizate ftohen individët, të cilët dëshmojnë ndër vite hulumtim unik, që ofron ndryshim pozitiv në mënyrën se si trajtohen çështje të caktuara nëpër shoqëritë globale.   /Marrë nga revista Kult

82544658_10156839636270267_8828673720697487360_o-728x430.jpg

83716496_10156839635680267_6265440571339309056_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026710033416748
array(1) { ["section"]=> string(112) "ne-cambridge-flitet-shqip-anetarja-e-shoqerise-mbreterore-ben-bashke-grate-me-te-fuqishme-shqiptare-emrat-192577" }