Në cilat vende të Europës punohet më pak dhe më shumë për të dalë në pension

Publikuar tek: ekonomi, më 08:32 31-05-2017 Në cilat vende të Europës punohet më pak dhe më shumë për të dalë në pension

Një person në Shqipëri duhet të punojë mesatarisht 35.8 vite pune për të dalë në pension.

Italianët në një ndër popujt më të shëndetshëm në botë dhe sipas të dhënave të Eurostat, punon mesatarisht 30.7 vite.

Nga ana tjetër, suedezët punojnë mesatarisht 41.2 vite. Fqinjët e tyre në të gjithë Detin e Veriut, si Holanda, Danimarka, Britania dhe Gjermania kanë në mënyrë të ngjashme të njëjtën kohëzgjatje të kohës që punojnë.

Në të gjithë Europën, njerëzit po punojnë më shumë se në të kaluarën.

Në 2015-n, europianët punonin më shumë se 1.9 vite më shumë se një dekadë më parë.

Edhe për shqiptarët, me ligjin aktual të pensioneve, parashikohet që numri i viteve deri në 2029 do të arrijë 40 vjet, sqaron EUROSTAT.

Personave në Maltë iu shtuan me 5.1 vite koha që iu duhet për të dalë në pension ndërmjet viteve 2005 dhe 2015, por përsëri ata punojnë vetëm 33.4 vjet për të përfituar pensionin e plotë, saqë europianët e veriut do të ndiheshin keq për ta, shkruan albinfo.ch. 

Sipas të dhënave të Eurostat, vendet europiane që punojnë më pak janë Belgjika me 32.6 vite, Greqia me 32.3 vite, Bullgaria me 32.1 vite dhe Italia me 30.7 vite. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019037008285522
array(1) { ["section"]=> string(82) "ne-cilat-vende-te-europes-punohet-me-pak-dhe-me-shume-per-te-dale-ne-pension-80618" }