Në datën historike të themelimit të RD, Basha ka një mesazh të veçantë për Astrit Patozin

Publikuar tek: politike, më 19:42 05-01-2018 Në datën historike të themelimit të RD, Basha ka një mesazh të veçantë për Astrit Patozin

Kreu i Partitë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë mbërmjen e sotme në përvjetorin e themelimit të gazetës 'Rilindja Demokratike'.

Duke folur para të pranishmëve në këtë mbrëmje gala, Basha u shpreh se RD do të ketë një vend të veçantë në historinë e PD dhe të Shqipërisë.

Mes të tjerash Lulzim Basha ka kujtuar dhe falenderuar stafet drejtuese dhe gazetarët që kanë punuar në RD ndër vite.

Në këtë pikë, kreu i demokratëve në mesin e shumë ish-kryeredaktorëve të “Rilindja Demokratike”, nuk harroi të falenderonte as Astrit Patozin, i cili është një nga kundërshtarët e tij më të ashpër në PD sot.

“RD mbërriti si uragan i fjalës së lirë. Nuk e teproj nëse them që asnjë institucion tjetër nuk ka bërë më shumë për demokracinë sesa RD. Askush nuk ka bërë më shumë se RD për kultivimin e njerëzve të medias. Për këto kontribute të veçanta RD do të ketë një vend të veçantë në historinë e PD dhe të Shqipërisë. Në këtë përvjetor dua të falenderoj të gjithë gazetarët e RD që kanë punuar ndër vite. Dua falenderoj Bashkim Trenovën, Frrok Çupin... Astrit Patozin. Në kushtet kur pushteti autokratik merr kontrollin mediat janë i vetmi shpëtim”,- tha ndër të tjera Lulzim Basha. 

Ky falenderim i Bashës për Patozin mund të shihet edhe si një mesazh pajtimi dhe bashkimi të kësaj partie. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010370969772339
array(1) { ["section"]=> string(95) "ne-daten-historike-te-themelimit-te-rd-basha-ka-nje-mesazh-te-vecante-per-astrit-patozin-105556" }