Në det pa kapiten për 38 vite, kjo është anija fantazëm që shënoi historinë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:07 05-06-2019 Në det pa kapiten për 38 vite, kjo është anija fantazëm që shënoi historinë

Një pjesë e madhe e oqeaneve mbetet ende e pazbuluar dhe nuk është aspak e habitshme që gjithnjë e me shumë historitë për anijet e zhdukura në det shtohen.

Një anije suedeze me emrin SS Baychimo që peshonte 1.3 ton ka krijuar historinë e saj. Anija u përdor në vitin 1914 në Luftën e parë botërore në Kanada e Amerikë. Në vitin 1931 anija u bllokua në akullin e Alaskës, ku ekuipazhi e braktisi që të mbijetonte.

Anija u largua nga dallgët dhe u besua se ishte fundosur deri në vitin 1933 kur disa marinar e zbuluan dhe e përdoren si streh për tu mbrojtur nga stuhia e dimrit në Alaska. Ekuipazhi e braktisi dhe ajo thuhet se u pa prapë në Alaska nga një skuadër qytetarësh vendas me qentë por anija nuk qendronte në të njëjtin vend dhe gjithmonë zhdukej.

Për herë të fundit anija u pa zyrtarisht në vitin 1969 nga një grup turistësh, të cilët thanë se panë figura të çuditshme lart në anije. Në vitin 2006 shteti i Kanadasë vendosi që të meret seriozisht me anijen por edhe pas shumë hetimesh ajo nuk u gjend kurrë dhe mbeti në histori si një anije fantazëm...

61976314_448325229082379_6321632195408560128_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021317958831787
array(1) { ["section"]=> string(81) "ne-det-pa-kapiten-per-38-vite-kjo-eshte-anija-fantazem-qe-shenoi-historine-167061" }