Në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit, Voltana Ademi: Nuk e njoh Këshillin e ri Bashkiak, ja kur do e le detyrën

Publikuar tek: politike, më 13:10 12-11-2019 Në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit, Voltana Ademi: Nuk e njoh Këshillin e ri Bashkiak, ja kur do e le detyrën Voltana Ademi

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar pozicionin e saj edhe pas përfundimit të mandatit.

Në një dalje për mediat, Ademi tha se nuk e njeh këshillin e ri bashkiak dhe se nuk do ta dorëzojë karrigen pa zgjedhje të lira.

“Nuk e njoh këshillin bashkiak të Shkodrës, ky këshill përfaqësn vetëm 6% të qytetarëve. Do vijoj të jem në krye të bashkisë. Ky ushtrim i funksionit mbaron atë ditë kur të bëhen zgjedhje të verteta e të lira”, tha demokratja.

Voltana Ademi ka deklaruar edhe më parë se nuk do ta njohë këshillin bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilat i quan moniste. Në zgjedhjet e 30 Qershorit për Shkodrën ishte kandidat i vetëm Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen pak kohë para marrjes së mandatit, pasi rezultoi me rekorde kriminale në Itali.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026610851287842
array(1) { ["section"]=> string(121) "ne-detyre-edhe-pas-perfundimit-te-mandatit-voltana-ademi-nuk-e-njoh-keshillin-e-ri-bashkiak-ja-kur-do-e-le-detyren-185606" }