'Në Dibër kanë shpërndarë pistoleta', Olta Xhaçka i përgjigjet Gjunkshit: E gjithë bota se bëmat i dolën te Wikileaks, sa për Lulin shihemi në gjykatë

Publikuar tek: politike, më 22:34 26-06-2019 'Në Dibër kanë shpërndarë pistoleta', Olta Xhaçka i përgjigjet Gjunkshit: E gjithë bota se bëmat i dolën te Wikileaks, sa për Lulin shihemi në gjykatë

Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave nga PD se mjete të ministrisë që ajo drejton po qarkullojnë në Dibër pa targa ndërsa vet përdor helikopterin e Forcave të Armatosura për udhëtime private.

Xhaçka i është përgjigjur demokratit Xhemal Gjunkshi, i cili i bëri fillimisht këto akuza, duke thënë se bëmat e tij i njeh gjithë bota pasi ka dalë në faqen e Wikileaks. Ndërkohë, ministrja ka i është përgjigjur dhe akuzave të Bashës, i cili në konferencë për shtyp vazhdoi akuzat e Gjunkshit duke i treguar se do të përballet me të në gjykatë.

'Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mësojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një çmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja', shkruan Olta Xhaçka.

PËRGJIGJA E PLOTË E MINISTRES:
Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mësojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një çmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080831050872803
array(1) { ["section"]=> string(152) "ne-diber-kane-shperndare-pistoleta-olta-xhacka-i-pergjigjet-gjunkshit-e-gjithe-bota-se-bemat-i-dolen-te-wikileaks-sa-per-lulin-shihemi-ne-gjykate-169914" }