‘Ne do vijojmë të përçajmë Shqipërinë’, Hajdari e nis me gafa: Pjetrinin e sollët ju… (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 02-09-2019 ‘Ne do vijojmë të përçajmë Shqipërinë’, Hajdari e nis me gafa: Pjetrinin e sollët ju… (VIDEO) Deputetja Rudina Hajdari

Në nisjen e sesionit të ri parlamentar të legjislaturës së nëntë të Parlamentit, deputetja Rudina Hajdari gjatë fjalimit të saj në foltore ka bërë sërish disa gafa.

Në momentin kur po fliste në foltore si kryetare e grupit demokrat për reformat e ndërmarra, Hajdari tha lapsusin e rradhës duke thënë se ‘do të vijojë të përçahet Shqipëria.

‘Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativnë e mirë për një Shqipëri më të mirë’- tha në foltoren e parlamentit Hajdari.

Ndër të tjera gjatë fjalimit të saj deputetja ngatërroi edhe mbiemrin e Valdrin Pjetrit duke e quajtur ‘Pjetrini’.

Kujtojmë se Parlamenti i Shqipërisë ka nisur sesionin e pestë të legjislaturës së nëntë ditën e sotme.

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi si dhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla kanë njoftuar gjatë seancës plenare që në datën 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të presidentit Meta, ndërsa nesër do të nisë shqyrtimi i dekreteve të presidentit nga komisioni i financave dhe I ekonomisë si dhe komisioneve të tjera parlamentare.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076301097869873
array(1) { ["section"]=> string(93) "ne-do-vijojme-te-percajme-shqiperine-hajdari-e-nis-me-gafa-pjetrinin-e-sollet-ju-video-177101" }