Në Durrës do paguhet deri në 3 mijë euro për të ndjekur Chris Brown dhe Tyga

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:38 07-07-2016 Në Durrës do paguhet deri në 3 mijë euro për të ndjekur Chris Brown dhe Tyga

Ditën e nesërme në Durrës do të mbërrijnë dy prej reperëve më në zë të momentit, Chris Brown dhe Tyga. Por për të ndjekur koncertin që dy reperët do të japin në një prej club-eve të qytetit bregdetar, shuma që duhet të paguhet është vërtetë e çmendur.

Tavolina më e lirë kushton 200 mijë lekë të vjetra dhe përfshin një shishe me alkool, ndërsa çmimi më i lartë është në atë që njihet si kolltuku i Zonës Vip, ku personat që do të ulen do paguajnë 3000 euro.

Çmimet stratosferike janë publikuar nga vetë club-i që organizon koncertin.

Chris Brown dhe Tyga përveç këngëve, janë të njohur edhe për lidhjet e tyre me bukuroshet Rihanna dhe Kylie Jenner. Lidhja mes Brown dhe divës së muzikës pop është ndërprerë vite më parë, pas dhunës që reperi ushtroi mbi bukuroshen nga Barbados, ndërsa Tyga dhe Jenner vazhdojnë të jenë së bashku.

13567396_536264539905323_5741344124557377807_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081324100494385
array(1) { ["section"]=> string(82) "ne-durres-do-paguhet-deri-ne-3-mije-euro-per-te-ndjekur-chris-brown-dhe-tyga-45869" }