Në dy muaj 2 provime për mësuesit, sindikata do e çojë çështjen në Gjykatën Administrative

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 14-03-2015

Në dy muajt në vijim mësuesit do të hyjnë në dy provime. Ministria e Arsimit nuk është terhequr nga testimi që do të kryhet në maj edhe pse ende nuk ka nxjerrë urdhrin për të.

Ndërsa në 18 prill mësuesit në të gjithë vendin do të hyjne në provimin e kualifikimit. Ky provim është i detyruar dhe nëse nuk merret për 3 herë rradhazi, mësuesi humb vendin e punës.

Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Arsimi, Nora Malaj për Agon Channel duke shtuar se nëse mësuesit marrin 50% të pikëve atëherë konsiderohen të kualifikuar, në të kundërt do t’i nënshtrohen sërish provimit.

“Në momentin që hyjnë në provim, nëse ata marrin 50% të pikëve janë të kualifikuar dhe vazhdojnë punën deri kur të vij 10 vjeçari apo 20 vjeçari, si dhe u rritet paga. Këtu mbyllet kualifikimi. Nëse nuk e kalon provimin deri në tre herë, do të thotë që nuk je i aftë për të qenë pjesë e menaxhimit të procesit mësimor”, është shprehur ajo.

Sipas Malajt, mësuesit shqiptar vuajnë mungesën e pedagogjisë në sjelljen me nxënësit.

“Mësuesi është kthyer si lopë ripërtyepse që e thot mësimin dhe ikën. Nuk është më ky mësuesi”, ka thënë Malaj.

Por ndërsa ministria e Arsimit përgatitet të nxjerrë urdhrin për testimin e majit, sindikata e arsimit ka paralajmëruar së do ta çojë çështjen në Gjykaten Administrative, njësoj si infermierët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/ Newsbomb mbyll nesër sondazhin, pjesëmarrje e lartë nga qytetarët
Digjet një makinë në Tiranë, forca të shumta policie në vendngjarje »
Article Logic
Execution time: 0.012460947036743
array(1) { ["section"]=> string(94) "ne-dy-muaj-2-provime-per-mesuesit-sindikata-do-e-coje-ceshtjen-ne-gjykaten-administrative-5911" }