“Në ekipet shqiptare femrat bëjnë seks me njëra-tjetrën”, futbollistja trondit me këtë rrëfim

Publikuar tek: aktualitet, më 17:43 28-11-2015 “Në ekipet shqiptare femrat bëjnë seks me njëra-tjetrën”, futbollistja trondit me këtë rrëfim

“Në ekipet shqiptare femrat kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën”. Këtë deklaratë e bën një prej futbollisteve të kampionatit shqiptar Siç shkruan Panorama, një gjë të tillë ka marrë përsipër ta bëjë Marçela Ndoci, futbollistja që aktualisht luan për ekipin e Juban Danjës, skuadra e parë e krijuar në futbollin e femrave.

Sipas Ndocit, ky fenomen ekziston edhe në Kombëtaren shqiptare të futbollit të femrave, ndërsa tregon se si ajo vetë është ngacmuar seksualisht në një moment dhe menjëherë ka refuzuar duke u larguar nga vendi ku është ngacmuar nga një tjetër futbolliste e Kombëtares shqiptare.

 “Po, është e vërtetë që ky fenomen është prezent edhe në Kombëtaren e futbollit të femrave të Shqipërisë. Sërish më vjen keq, por kjo është e vërtetë dhe këtë gjë po ashtu e dinë të gjithë, ndonëse e kanë të vështirë që ta pranojnë”, thotë Ndoci. E pyetur nëse ajo vetë ka rënë pre e ndonjë ngacmimi seksual, Ndoci e pohon duke rrëfyer se kjo i ka ndodhur kur ka qenë e grumbulluar me Kombëtaren shqiptare. “Kemi qenë në Kombëtare të grumbulluara. Flas për ekipin e parë të përfaqësueses. Në një moment, kam qenë vetëm me njërën prej futbollisteve në një prej mjediseve dhe ajo tentoi të më ngacmojë seksualisht, por menjëherë e kam refuzuar dhe jam larguar me shpejtësi. Mbase ndokush nuk ndihet mirë, por kjo është e vërteta sepse personalisht më kanë ngacmuar seksualisht në Kombëtaren e femrave”, shprehet Ndoci.

Ka edhe në kombëtare

Futbollistja e Juban Danjës, ndonëse me vështirësi për shkak të tabusë që ekziston në mentalitetin shqiptar lidhur me këtë temë, por edhe prej moshës së saj të re, nuk e ka pasur të lehtë që të flasë për këtë fenomen. Megjithatë, ka pranuar që të rrëfejë vetëm kaq, se ka edhe në ekipet e kampionatit shqiptar, por edhe në Kombëtare pa etiketuar askënd dhe duke e lënë me kaq. Kush është Marçela Ndoci është prej futbollisteve më të mira që ka aktualisht Juban Danja. E ka nisur karrierën në futbollin e luajtur që në moshë të vogël. Ka qenë rreth 10 vjeçe kur ka nisur të luajë futboll në Gurin e Zi, atje ku jeton dhe shkollohet aktualisht. Teksa ka kuptuar se futbolli është një prej pasioneve të saj, Ndoci ka shfrytëzuar ekzistencën e ekipit të femrave, Juban Danja, dhe ka nisur që të stërvitet aty. Gradualisht, në pak kohë ka arritur që të aktivizohet fillimisht si zëvendësuese, derisa ka zënë vendin e titullares.

Ndoci, me lojën e saj të mirë të shfaqur te Juban Danja, rregullisht është grumbulluar me ekipin e U­19, por edhe me ekipin e parë të Kombëtares. Ndoci disa herë tregon se ka pasur oferta të mira nga skuadra të ndryshme në kampionatin kombëtar, por i ka refuzuar të gjitha duke preferuar që të jetë pjesë e Juban Danjës ku ka nisur karrierën dhe është formuar si futbolliste. Përpos ekipeve shqiptare, në merkaton e verës të këtij viti Ndoci është kërkuar edhe nga ekipi i parë i Juventusit në Itali. Ka pasur ofertë të hapur për të qenë pjesë e skuadrës së njohur italiane në futbollin e femrave, por për shkak të zgjedhjeve të saj personale momentalisht ka vendosur që edhe këtë sezon të luajë për Juban Danjën. Ndoci shpreson që deklaratat e saj për fenomenin e lartpërmendur jo vetëm të mos keqkuptohen, por edhe të pranohen, të paktën nga ata që e dinë një gjë të tillë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqipëria nuk e ka flamurin me të cilin u shpall pavarësia”, studiuesi Stamati tregon për zbulimin dhe publikon foton
Shikoni çfarë lexojnë fëmijët: “Gjyshja p*rdhte gjithë ditën, drejtori i Tirana Festival denoncon shtëpinë botuese »
Article Logic
Execution time: 0.013717889785767
array(1) { ["section"]=> string(96) "ne-ekipet-shqiptare-femrat-bejne-seks-me-njera-tjetren-futbollistja-trondit-me-kete-rrefim-26485" }