Shqiptarët ‘’provokojnë’’ prapë Serbinë. Teksa në skenën e Eurovizionit ishte duke performuar këngëtarja serbe, në sheshin e Vjenës, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ‘’Tanjug’’, u valvit flamuri i ‘’Shqipërisë së Madhe’’, ‘’Autochtonus’’, i njëjti që u valvit edhe në ndeshjen Serbi-Shqipëri në Beograd.
Agjencia sjell edhe videon, ku fakton valvitjen e tij, pikërisht sipas saj në momentin kur po realizohej ‘’ngjarja e bukur’’ e këngëtares serbe.
“Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqsuesja e Serbisë, filluan të valvitëshin flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por pas ndërhyrjes së forcave të sigurimit, ata janë larguar’’, shkruan agjencia ‘’Tanjug’’ për ngjarjen.