‘Në Fier nuk ka tamponë’, Operatori i Kujdesit Shëndetësor i përgjigjet PD: Prej 8 muajsh jemi në çdo cep të Shqipërisë, testet janë katërfishuar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:53 31-10-2020 ‘Në Fier nuk ka tamponë’, Operatori i Kujdesit Shëndetësor i përgjigjet PD: Prej 8 muajsh jemi në çdo cep të Shqipërisë, testet janë katërfishuar

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, reagon pas akuzave të ish-deputetit të PD Luan Baçi se në Fier nuk ka tamponë dhe pacientët pavarësisht se kanë shenja të Covid-19, nuk ju bëhet testi.

OSHKSH nëë reagimin e vet, thotë se ata sigurojnë qytetarët se ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po punojnë për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.

“Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren. Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve”, thuhet në reagimin e OSHKSH.

Reagim për akuzat e pabaza të opozitës për situatën e tamponëve:        

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor siguron qytetarët që ekipet e epidemiologëve janë në krye të detyrës në çdo cep të vendit dhe prej 8 muajsh po bëjnë një punë të palodhur për gjurmimin, hetimin, dhe testimin e rasteve të dyshuara.

Numri i testimeve është rritur në mënyrë progresive dhe sot është katërfishuar krahasuar me fillimin e epidemisë.

Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier.

Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren.

Duke ftuar çdokënd që të mos bëjë politikë me sëmundjen dhe të mos dezinformojë opinionin publik, i sigurojmë qytetarët që njesitë vendore të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin janë në krye të detyrës 24/7 dhe po bëjnë maksimumin për shërbimin ndaj pacientëve.

Ftojmë qytetarët që të lidhen menjëherë me mjekun e familjes kur kanë dyshime për prekjen nga virusi Sars Cov2 dhe të mos neglizhojnë ndjekjen e rregullt me mjekun e tyre.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bëra vetëm një rrotullim dhe dola, pagova 100 lekë’, kreu i Urgjencës denoncon parkingun te QSUT: Kur pacientët na fusin një 10-she në xhep, na nxirrni në media. Po këta?!
A do vendoset Shqipëria në karantinë të dytë? Eugena Tomini zbulon se çfarë do të ndodhë: Do të shihet...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.0067319869995117
array(1) { ["section"]=> string(147) "ne-fier-nuk-ka-tampone-operatori-i-kujdesit-shendetesor-i-pergjigjet-pd-prej-8-muajsh-jemi-ne-cdo-cep-te-shqiperise-testet-jane-katerfishuar-225914" }