Në front të parë me Covid-19, Baba Mondi dhuron 1 mijë maska dhe 1 mijë litra dezinfektant për policinë: Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin

Publikuar tek: aktualitet, më 12:41 01-04-2020 Në front të parë me Covid-19, Baba Mondi dhuron 1 mijë maska dhe 1 mijë litra dezinfektant për policinë: Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin Baba Mondi me policet

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë, për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Mësohet se ai ka shkuar personalisht në drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku i dorëzoi kryepolicit të Tiranës, Rebani Jaupi, maska mbrojtëse për punonjësit e policisë dhe dezinfektantë. 

“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës.

Jemi në ndihmë të atyre që janë në front të parë. Ju luftoni pa e ditur kush e ka virusin", mësohet të jetë shprehur Baba Mondi.

Baba Mondi duke vlerësuar vështirësinë e tyre në punë ka zgjedhur që të kontribuojë sadopak në këtë mënyrë që ata të jenë të sigurt, teksa dalin çdo ditë në krye të detyrës, dhe kanë kontakte të vazhdueshme  me njerëz të ndryshëm.

Kujtojmë se “lufta” ndaj Covid-19 sa vjen dhe bëhet më e ashpër. Deri më tani në vendin tonë janë janë 15 të vdekur dhe 259 të infektuar nga Covid 19.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010030031204224
array(1) { ["section"]=> string(149) "ne-front-te-pare-me-covid-19-baba-mondi-dhuron-1-mije-maska-dhe-1-mije-litra-dezinfektant-per-policine-ju-luftoni-pa-e-ditur-kush-e-ka-virusin-200906" }