Në garë me Pjerin Ndreun, KQZ pranon kërkesën e Ndocajt: Të hapen kutitë në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:25 11-07-2019 Në garë me Pjerin Ndreun, KQZ pranon kërkesën e Ndocajt: Të hapen kutitë në Lezhë Foto ilustruese

Pas ankimimit të ish deputetit Eduard Ndocaj për hapjen dhe rinumërimin e 11 kutive në Bashkinë e Lezhës, përfaqësuesit e PS në KQZ e kanë mbështetur këtë kërkesë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të hapë të premten kutitë e 11 qendrave të votimit në Bashkinë e Lezhës.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, propozuan se nëse manipulimi me vota në Bashkinë e Lezhës provohet, atëherë të ketë ndjekje penale pqër komisionerët e përfshirë në këtë aferë.

Kujtojmë se Eduard Ndocaj ka kandiduar këto zgjedhje për Bashkinë e Shkodrës nën siglën e Partisë Aleanca Demokristiane, e cila hyri në zgjedhje pa bërë koalicion me asnjërën prej partive të mëdha.

 Ndërkohë në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ ka certifikuar edhe mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069141387939453
array(1) { ["section"]=> string(86) "ne-gare-me-pjerin-ndreun-kqz-pranon-kerkesen-e-ndocajt-te-hapen-kutite-ne-lezhe-171906" }