Në garë për Kryeministër, Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit

Publikuar tek: politike, më 22:33 11-09-2019 Në garë për Kryeministër, Kadri Veseli fton qytetarët që ta nënshkruajnë Paktin kundër Korrupsionit Kadri Veseli, kandidat per kryeminister

Kreu i PDK Kadri Veseli fton gjithë qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë Paktin Kundër Korrupsionit si akt vendosmërie e vullneti politik për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimin me pushtetin.

Nëpërmjet një videoje të postuar pak më parë, Veseli, i cili është dhe kandidat për kryeministër  thotë se korrupsioni, nepotizmi dhe abuzimi me pushtetin politik po e dëmtojnë Kosovën ndaj firmosja e Paktit është dtyrë e çdokujt.

“Gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit. Vetëm nëse zhvillojmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme për të rinjtë tanë këtu.

Për këtë arsye, unë kam inicuar dhe kam nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit dhe jam zotuar se do ta zbatoj secilën nga 10 pikat e tij.

Për fat të keq, liderët e partive tjera politike kanë refuzuar nënshkrimin e Paktit Kundër Korrupsionit.

Ata kanë mbyllur sytë dhe veshët para kërkesave dhe thirrjeve tuaja. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq.

Prandaj, ju ftoj juve, qytetarë të dashur, që ju ta nënshkruani këtë Pakt, në mënyrë që bashkërisht ta krijojmë një moment të ri për shtetin e Kosovës”, thotë Kadri Veseli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072779655456543
array(1) { ["section"]=> string(105) "ne-gare-per-kryeminister-kadri-veseli-fton-qytetaret-qe-ta-nenshkruajne-paktin-kunder-korrupsionit-178134" }