Në gatishmëri për koronavirusin kinez: Si kontrollohen personat që hyjnë në Shqipëri nga Rinasi

Publikuar tek: aktualitet, më 00:10 28-01-2020 Në gatishmëri për koronavirusin kinez: Si kontrollohen personat që hyjnë në Shqipëri nga Rinasi FotoArkive: Aeroporti Nene Tereza

Lorenc Hashorva, Shef i Njësisë Kufitare të inspektimit shëndetësor në aeroportin e Rinasit, shprehet se autoritetet shqiptare janë angazhuar për evidentimin dhe parandalimin e hyrjes në vendin tonë të personave që mund të jenë bartës të koronavirusit.

Në emisionin Opinion, Hashorva u shpreh se Shqipëria nuk ka fluturime direkte me Kinën, dhe informacioni merret nga aeroportet transite në lidhje me origjinën e personave që kërkojnë të hyjnë në Rinas.

Nëse shtetasit e huaj që duan të hyjnë në Shqipëri janë nga Kina, atëherë me të mbërritur në aeroport ata intervistohen në bazë të një pyetësori të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon të përcaktojë shenjat klinike të personit.

“Mënyra jonë e dedektimit nëpërmjet një pyetësori. Ne e bëjmë duke marrë informacion nga vendet transit. Me intervistim në bazë të një pyetësori të OBSH-së. Në momentin që unë e marr vesh se 2-3 persona kanë ardhur nga kina unë shkoj dhe i intervistoj në bazë të pyetësorit të OBSH-së. Në rast se ka shenja klinike ne i ekzaminojmë me termometër me lazer”, ka thënë më tej Hashrova.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099830627441406
array(1) { ["section"]=> string(101) "ne-gatishmeri-per-koronavirusin-kinez-si-kontrollohen-personat-qe-hyjne-ne-shqiperi-nga-rinasi-193339" }