Në gjendje të dehur, 50 vjeçari në Durrës hidhet nga nga tarraca, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 08:43 21-01-2021 Në gjendje të dehur, 50 vjeçari në Durrës hidhet nga nga tarraca, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Një 50-vjeçar me inicialet A. M., duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij.

50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, njofton policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksidentet, 20% më pak humbje jete në 2020, shkak kryesor sjellja e shoferëve
10 vjet nga 21 Janari, humbën jetën 4 protestues; Rama e nis ditën me video për fermerët: Keni naftë falas »
Article Logic
Execution time: 0.01176381111145
array(1) { ["section"]=> string(101) "ne-gjendje-te-dehur-50-vjecari-ne-durres-hidhet-nga-nga-tarraca-dergohet-me-urgjence-ne-spital-235791" }