Në gjurmët e De Radës… Aleksandër Çipa korr sukses me ‘Deti nuk ka portë’

Publikuar tek: kulture-art, më 14:11 09-03-2019 Në gjurmët e De Radës… Aleksandër Çipa korr sukses me ‘Deti nuk ka portë’

Pak ditë më parë, Aleksandër Çipa, gazetari, njëherazi kreu i Unionit të Gazetarëve, ka publikuar librin e tij më të ri për lexuesit, ‘Deti nuk ka portë’.

Çipa ka filluar me promovimin e librit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku gjatë ditës së sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, që njihet ndryshe dhe si qyteti i shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Por poezitë e tij nuk mund të kalonin pa u vënë re dhe nga figura të njohura. Njëra prej tyre është dhe profesoresha e vetë Aleksandrit, Republika Çuni, e cila ka e vlerësuar vëllimin poetik me nota të larta.

Vëllimi ‘Deti nuk ka portë’  përmban 74 poezi të ndara në 8 cikle, nga të cilat 6 emërtohen me titulllin e një poezie të përfshirë në to, ndërsa titujt e tjer zbërthehen përmes tërësisë së lëndës poetike brenda tyre.

Motivet e poezisë janë ato të poezisë së kahershme lirike filozofike, siç janë: vetmia, mërzia, zhgënjimi, përjetësia dhe feja.

Në poezinë e Çipës gjejmë gjurmë evropiane nga shkrimtari i njohur Jeronim  De Rada  si në pikëpamje simbolike ashtu dhe në figuracion.  

Një vlerë tjetër e mjeshtrit të poezisë është dhe krijimi i fjalëve të reja mbi bazën e gjedheve ekzistuese të shqipes, siç janë: qelqërim, mungestar, kornizoj, paqetësi e shumë të tjera.

Në përfundim, për poezinë e Aleksandër Çipës janë të vlefshme fjalët e Leonardo Da Vincit: ‘Piktura është poezi që shihet më shumë se sa ndihet dhe poezia është  piktura që ndihet më shumë se sa shihet’.

53591694_392721328171071_7388527167228870656_n.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006533145904541
array(1) { ["section"]=> string(77) "ne-gjurmet-e-de-rades-aleksander-cipa-korr-sukses-me-deti-nuk-ka-porte-155783" }