Në Indonezi zhvillohen zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë, vdesin nga lodhja 270 komisionerë

Publikuar tek: bota, më 17:16 28-04-2019 Në Indonezi zhvillohen zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë, vdesin nga lodhja 270 komisionerë

Dhjetë ditë pasi Indonezia mbajti zgjedhjet më të mëdha njëditore në botë, më shumë se 270 komisionerë zgjedhor kanë vdekur.

Zyrtarët vendas janë shprehur se vdekja e komisionerëve ka ardhur kryesisht nga sëmundjet e lidhura me lodhjen e shkaktuar nga orët e gjata të punës duke numëruar miliona fletët e votimit me dorë.

Në zgjedhjet e mbajtura më 17 prill kanë votuar 260 milionë banorë, në një kombinim të zgjedhjeve presidenciale, parlamentare kombëtare dhe rajonale, për të shkurtuar shpenzimet.

Votimi është rregjistruar si paqësor, ndërsa është votuar gjithsej në 800.000 qendra votimi.

Që nga mbrëmja e së shtunës, 272 komisionerë kanë vdekur, kryesisht nga sëmundjet lidhur me punën, ndërsa 1, 878 të tjerë ishin sëmurë, ka thënë zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor (KPU).

Ministria e Shëndetësisë lëshoi ​​një letër qarkore më 23 prill, duke kërkuar që institucionet shëndetësore të japin kujdes maksimal për stafin e sëmurë, ndërsa Ministria e Financave po punon për kompensimin e familjeve të komisionerëve që kanë ndërruar jetë. /NEWSBOMB.AL

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012573003768921
array(1) { ["section"]=> string(103) "ne-indonezi-zhvillohen-zgjedhjet-me-te-medha-njeditore-ne-bote-vdesin-nga-lodhja-270-komisionere-162180" }