Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Meridian Sula kërkojnë nga Gjykata, përmes avokatëve të tyre, që të japë gjykim të shkurtuar për ta. Kjo do të thotë se tre personat e lartpërmendur, pranojnë akuzat e ngritura ndaj tyre për kultivim droge e grup kriminal.
Gjykata e Posaçme do të mblidhej sot në një seancë për shqyrtimin e provave për dënimin e anëtarëve të grupit që trafikonte drogë në Itali, por avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që ndaj tyre jepet gjykim i shkurtuar.
Kërkesa është dorëzuar nga avokatët përkatës të të akuzuarve. Kështu, gjyqi është shtyrë dhe pritet që Gjykata të marrë vendim për Moisi Habilajn, Nezar Seitin dhe Meridian Sulën.
Seanca e radhës për grupin do të zhvillohet më datë 26 janar në orën 14.00.
Ndërkohë, në Itali Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti janë shpallur në kërkim pasi prej një jave mendohet se janë arratisur. Ata nuk janë gjetur nga Policia në shtëpitë ku qëndronin nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Lexo edhe: Mediat italiane Telefoni i Moisi Habilaj, i fikur prej të shtunës