‘Në Itali janë vetëvrarë 71 njerëz me COVID’, Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti e quan normale vdekjen e qytetarëve

Publikuar tek: politike, më 21:12 10-11-2020 ‘Në Itali janë vetëvrarë 71 njerëz me COVID’, Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Vetëm një hajdut i pashpirt si ti e quan normale vdekjen e qytetarëve Gazment Bardhi

Vazhdojnë akuzat në distancë mes kryeministrit Rama dhe opozitës, ndërkohë që këtë herë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ai që i përgjigjet kryeministrit.

Në një postim në rrjetet sociale Rama tha se në Itali janë vetëflijuar 71 persona me COVID dhe opozita nuk është marrë me këto tragjedi, por kjo deklaratë e Ramës ka sjellë edhe reagimin e Bardhit.

Sekretari i PD shprehet se vetëm një hajdut i pashpirt si Rama mund ta quajë normale vdekjen e njerëzve, ndërsa shprehet se njerëzit po vdesin pasi paratë po vidhen nga Rama dhe nuk po investohet në shëndetësi.

“Vetëm një hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetarëve. Edhe sa njerëz duhet të vdesin vetëm e vetëm se ti refuzon të ndalesh vjedhjen dhe t'i çosh paratë për paisje mjekësore, për shtim të stafit dhe kapaciteteve mjekësore dhe për të ndihmuar qytetarët të blejnë ilaçet e shtrenjta anti COVID”, shkruan Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rexhep Meidani: Kuvendi i Kosovës duhet të ndërpresë funksionin e Gjykatës Speciale në Hagë
Rama i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Metës: Infektimet dhe viktimat po shtohen kudo në botë pavarësisht dënglave të tua! Çfarë do më nga Shqipëria? »
Article Logic
Execution time: 0.011592864990234
array(1) { ["section"]=> string(153) "ne-itali-jane-vetevrare-71-njerez-me-covid-gazment-bardhi-i-pergjigjet-rames-vetem-nje-hajdut-i-pashpirt-si-ti-e-quan-normale-vdekjen-e-qytetareve-227226" }