Edhe këtë herë kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të bëjë krahasime të cilat janë komentuar në rrjet.
Teksa po fliste me oficerin e policisë, Ajet Meçja për ndërtimin e banesave në Durrës dhe dëmtimet e tyre nga tërmeti, Rama është shprehur se pallatet në Japoni bëjnë balet nga lëkundjet.
Sipas Ramës, në rastin në fjalë nuk ka qenë problemi tek struktuar e ndërtimit, por tek lëkundjet.
Rama: Është shumë intresant ai pallat se është bërë në fillim të vitit 90. E kanë ndërtuar vetë një kompani ndërtimi.
Meçja: Kur ka rënë tërmeti i 21 shtatorit e ka lëkundur po unë nuk e besoja jo.
Rama: Pallatet normal që do lëvizin po të shohësh pallatet në Japoni bëjnë balet. Po këtu nuk ka qenë puna e strukturës po e lëkundjes.