'Ne jemi kombi i Nënë Terezës', Meta apel për jetimët: Të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:27 20-05-2019 'Ne jemi kombi i Nënë Terezës', Meta apel për jetimët: Të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë

Presidenti Ilir Meta ka ndarë këtë mëngjes një mesazh të rëndësishëm.

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, kreu i shtetit bën apel që të punohet me përgjegjshmëri për këtë kategori të shoqërisë.

"Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe", shprehet Meta.

60538920_2276116219101305_5889862796748783616_n.jpg

Foto e Strehës se Parë Vorfnore, te ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068609714508057
array(1) { ["section"]=> string(104) "ne-jemi-kombi-i-nene-terezes-meta-apel-per-jetimet-te-ndjejne-ngrohtesine-e-shtetit-dhe-shoqerise-164951" }