'Në katin e dytë banon dhunuesi', familja e të miturës së përdhunuar nga roja i shkollës shpërngulet në një qytet tjetër

Publikuar tek: aktualitet, më 11:38 03-06-2020 'Në katin e dytë banon dhunuesi', familja e të miturës së përdhunuar nga roja i shkollës shpërngulet në një qytet tjetër Foto-montazh: pamje ilustruese dhe Abaz Doku

Përdhunimi i 15 vjeçares në Kamëz nga roja i shkollës Abaz Doku dhe 3 të rinj të tjerë është një nga ngjarjet që ka tronditur opinionin publik ditët e fundit.

Bëhet me dije se pasi ngjarja u bë publike dhe për autorët është kërkuar burg, familja e të miturës ka vendosur të shpërngulet nga lagjja ku jetonte më parë, për të shkuar në një qytet tjetër. 

Ky lajm është bërë me dije nga drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”. Gjatë mbledhjes ajo e sqaroi se ky vendim është marrë me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrjeje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën.  Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë", tha Xhafaj.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/hajde-sonte-zbardhet-deshmia-tronditese-e-15-vjecares-se-perdhunuar-qava-tere-naten-ishte-hera-e-pare-roja-i-shkolles-ka-abuzuar-me-vajza-te-tjera-e-plote-208866

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095839500427246
array(1) { ["section"]=> string(124) "ne-katin-e-dyte-banon-abuzuesi-familja-e-te-mitures-se-perdhunuar-nga-roja-i-shkolles-shperngulet-ne-nje-qytet-tjeter-208891" }