Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Elbasan 54 vjeçari i dëguar për organizatë kriminale (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:57 22-01-2021 Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Elbasan 54 vjeçari i dëguar për organizatë kriminale (EMRI)

Një 54 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar nga Policia në Elbasan. Ai është Ramazan Ereqi.

Shërbimet e Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: - Ramazan Ereqi, 54 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, në datën 25.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarri i madh shpërthen në një stan në Sarandë, digjen 200 dele
Forcat e xhenios nisen me urgjencë nga Tirana, bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një predhe në Klos, rrezikonte të... (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011902093887329
array(1) { ["section"]=> string(112) "ne-kerkim-nderkombetar-nga-italia-arrestohet-ne-elbasan-54-vjecari-i-deguar-per-organizate-kriminale-emri-235941" }