Në kërkim nga policia, Alban Rexha mesazh prekës vajzës: Babi të do shumë, nuk jam terrorist

Publikuar tek: sport, më 20:49 02-10-2019 Në kërkim nga policia, Alban Rexha mesazh prekës vajzës: Babi të do shumë, nuk jam terrorist

Tifogrupi më i ri i Tiranës, “Capital Crew”, sot, është dënuar nga FSHF-ja që për sezonin 2019-2020-të të mos jenë të pranishëm në “Selman Stermasi”.

Alban Rexha, pjesëtar i këtij grupi, është dënuar që përgjithmonë të mos hyjë në një stadium dhe është në kërkim nga policia.

Rexha, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar me disa rreshta prekës, drejtuar vajzës së tij, Elif, duke i thënë se babai i saj nuk është terrorist, por atë po e dënojnë si ultras të Tiranës.

Kujtojmë që së bashku me Alban Rexhën, janë edhe 7 persona të tjerë të “Capital Crew”, të cilëve i është ndaluar hyrja për gjithë jetën në stadium. Ata janë Enton Bande, Getard Çeliku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo, Bledar Luga dhe Gentian Qosja.

Postimi i Alban Rexhës:

“Vajza ime të kërkoj falje që nuk jam pranë teje. Unë e di që të mungon qumshti, të mungon forca më e madhe, por ti mos u mërzit se Zoti do të ndihmojë. Gjithashtu edhe xhaxhi Goni nuk do t’iu lërë vetëm. Më fal, më fal, më fal Elif. Vetëm për ty mendoj. Mos e beso kurrë, ujku jot nuk është terrorist, por një njeri që beson shumë në Zot dhe nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. Elif, mos u tremb nga babai jot, se unë e di se kush është e vërteta. Do dënohem si një ultras i Tiranës dhe jo si terrorist. Të do shumë babi”, shkruan Alban Rexha.

alban.jpg

rexha.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035183191299438
array(1) { ["section"]=> string(96) "ne-kerkim-nga-policia-alban-rexha-mesazh-prekes-vajzes-babi-te-do-shume-nuk-jam-terrorist-180583" }