Në kërkim për 110 kilogramë drogë, arrestohet Alfred Balloku

Publikuar tek: aktualitet, më 09:07 03-03-2015 Në kërkim për 110 kilogramë drogë, arrestohet Alfred Balloku

Policia ka mundur të prangosë Alfred Ballokun, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.  Balloku në gusht të vitit 2014 u shpall në kërkim për 110 kilogramë marijuanë dhe gjysmë kilogramë kokainë.

Mësohet se Balloku është shpallur në kërkim në 28 gusht të vitit të kaluar nga seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Durrësit ku u sekuestuan edhe rreth gjysmë kilogrami Kokainë dhe 110 kg Marijuanë.

Gjatë operacionit të gushtit u arrestuan në flagrancë edhe 5 persona të tjerë të gjithë banorë të zonave të ndryshme në Shkodër, Krujë, Laç dhe  Fushë Krujë.

“Bardhok Përndoi, 40 vjec, banues në Laç, Gjon Shponi, 31 vjec, banues në Gur i Zi Shkodër, Bledi Shyti (Zefi), 31 vjec, banues në Vau i Dejës Shkodër, Arjan Boka, 55 vjec, banues në Krujë, Isuf Rama, 57 vjec, banues në Fushë Krujë. Po kështu u shpall në kërkim shtetasi Fred (Alfred) Balloku, 33 vjec,  banues në Kurbin.’’, deklaronte asokohe policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prangosen tutoret femra, e kishin kthyer lokalin në shtëpi publike
Romët protestë para Kryeministrisë: Po na lini të pastrehë, do kërkojmë azil »
Article Logic
Execution time: 0.012957096099854
array(1) { ["section"]=> string(64) "ne-kerkim-per-110-kilograme-droge-arrestohet-alfred-balloku-4830" }