‘Në kërkim për atentatin ndaj Prokurorit’, Juli i Pashakos ndërhyn live në emision: S’kam lidhje me ngjarjen, që nesër do shkoj vetë te dera e Policisë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:50 08-11-2019 ‘Në kërkim për atentatin ndaj Prokurorit’, Juli i Pashakos ndërhyn live në emision: S’kam lidhje me ngjarjen, që nesër do shkoj vetë te dera e Policisë (Video) Gazetarja Mirela Milori - Julian Sula

Julian Sula, i njohur si “Juli i Pashakos” është personi i dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin që iu bë prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, një javë më parë.

Ditën e sotme, Abcnews.al raportoi se “Juli i Pashakos” është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Policia, si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Ndoja pasi në makinën tip “Mercedes Benz E280”, e gjetur e braktisur në Shkafanë të Ishmit, pak pas atentatit të 1 nëntorit, janë gjetur gjurmë të tijat.

Mirëpo, në një ndërhyrje live në studion e Abcneës.al, Julian Sula është shprehur se ai nuk është në kërkim dhe se nuk ka asnjë lidhje as me atentatin dhe as me personat e përfshirë në të.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë. Flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia në Kosovë nga Kosova në shtëpi”, tha Sula në lidhjen live.

Më tej, “Juli i Pashakos” u shpreh se do të shkonte vetë në Polici për të sqaruar implikimin e tij në këtë ngjarje, duke iu frikësuar dhe një hakmarrjeje të mundshme. Madje, ai ka thënë se ditën e atentatit ka qenë duke udhëtuar drejt Kosovës, për tu nisur më pas për në Turqi. Për këtë ai tha se kishte bileta dhe dokuemnte që vërtetonin vendndodhjen e tij.

"Në datë 1 kam qenë në Kosovë duke ikur për në Turqi. Nuk di pse mi kanë bërë këto gjëra.

Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare as Pëllumb Muharremin. Jam i gatshëm të paraqitem vetë në Polici. Se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog me kanë ç’akorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera e Policisë”, tha Julian Sula.

Ndiqni videon e ndërhyrjes live të Julian Sulës:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007404088973999
array(1) { ["section"]=> string(159) "ne-kerkim-per-atentatin-ndaj-prokurorit-juli-i-pashakos-nderhyn-live-ne-emision-s-kam-lidhje-me-ngjarjen-qe-neser-do-shkoj-vete-te-dera-e-policise-video-185208" }