Në kërkim për tërmetin e 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNIT dhe 8 të tjerë (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 20-02-2020 Në kërkim për tërmetin e 26 nëntorit, Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNIT dhe 8 të tjerë (EMRAT) FotoMontazh: Flamur Gjuzi - Artur Cela - Artur Terziu

Gjykata e Durrësit ka caktuar sot masat e sigurisë ‘arrest me burg’ për 9 persona të shpallur në kërkim, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Mësohet se Gjykata e Apelit të Durrësit ka dhënë masën 'arrest me burg' për Falmur Gjuzin, (ish-drejtor i ALUIZNIT), Artemis Malkon, Artur Çelën, Arben Qaton, Dëshira Qaton, Aldo Dakovelli, Skerdilajd Bello, Artur Terziu dhe Rasim Shehu.

Këta persona konsiderohen përgjegjës për ndërtesat e shembura në zonën e Durrësit nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa më herët, në dhjetor të 2019 Gjykata e Durrësit dha masat e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj 8 ish-zyrtarëve të tjerë.

Masat e dhëna nga gjykata e Durrësit me 30 dhjetor 2019:

1- Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. – “arrest me burg”

2- Klajdi Lame, inspektor i INUV në Durrës, në pallatin 6-katësh ku vdiqën dy vetë, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” – “Arrest me burg”

3- Albrend Qetka, specialisti i ALUIZNI-t që verifikoi pallatin 6 katësh në Durrës, i akuzuar për shpërdorim detyre – “Detyrim paraqitje”

4- Kujtim Hasa, shefi i shërbimeve të Kavalishencës, i akuzuar për “vrasje me dashje”, – “arrest me burg”

5- Rruzhdi Xheka, ndërtues informal i ‘Hotel Mira-Mare’, ku vdiqën 2 vetë, i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese”- “arrest me burg”

6- Avdulla Osmani, ndërtues informal i “Hotel Tropikal”, ku vdiqën dy kosovarë, i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese. Arrestimi i ligjshëm dhe “arrest me burg”

7- Defrim Celami, specialisti që përpiloi akti-ekspertimin e pallatit 6 katësh, i akuzuar për shpërdorim detyre- “arrest me burg”

8- Nevjana Isufi,  e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, – “detyrim paraqitje”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020370960235596
array(1) { ["section"]=> string(136) "ne-kerkim-per-termetin-e-26-nentorit-gjykata-e-durresit-cakton-masen-e-sigurise-per-ish-drejtorin-e-aluiznit-dhe-8-te-tjere-emrat-195899" }