Në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës Griseldo Kusi

Publikuar tek: aktualitet, më 13:42 12-11-2019 Në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës Griseldo Kusi Dy vëllezërit Kusi dhe viktima Indrit Çelaj

Vetëdorëzohet në policinë e Tiranës Griseldo Kusi, raporton Newsbomb.al.

Mësohet se Kusi është paraqitur sot pa praninë e avokatëve në drejtorinë e policisë. Griseldo Kusi ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain Albano Kusi për vrasjen e teknikut të kondicionerit Indrit Çelajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 gusht në Tiranë. Çelaj po punonte për rregullimin e kondicionerit në vilën e familjes Kusi. Ndërkohë, pas një konflikti verbal, Griseldo Kusi dushohet se ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar. Një plumb në kokë i mori jetën të riut.

Për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj, janë lënë në burg babai i vëllezërve Kusi, Bujar Kusi, Lorenc Veliaj (i cili pranoi fillimisht autorësinë e krimit pastaj zbuloi ngjarjen), Ferdinand Bakalli dhe Ali Kusi.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097858905792236
array(1) { ["section"]=> string(106) "ne-kerkim-per-vrasjen-e-teknikut-te-kondicionerit-vetedorezohet-ne-policine-e-tiranes-griseldo-kusi-185611" }