Në kërkim të stilit perfekt

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 12-07-2019 Në kërkim të stilit perfekt

Për ata që i duan të gjitha në një, makina Philips për përdorim të shumëfishtë është më e fundit për të krijuar çdo stil.

Duke marrë parasysh faktin se shumica e meshkujve rruhen përditë, të paktë janë ata që dinë ta bëjnë si duhet.

Një proçes i saktë mund të bëjë të dukeni dhe të ndiheni shumë mirë me rezultatin final.

Prandaj ne i kërkuam Redi Sallon të ndajë disa këshilla, hapat e ndryshëm që duhen ndjekur për të përmirësuar rutinën tuaj të përkujdesjes në mënyrë që të modeloni mjekrën tuaj me stil.

 

Screenshot_5.jpg

  1. Pastrimi i fytyrës

Përdorimi i një produkti për të larë fytyrën është hapi parë për të eliminuar papastërtitë. Thajeni mirë mjekrën dhe lëkurën, pasi në këtë mënyrë dhe makina do të funksionojë perfekt!

  1. Shkurtim paraprak

Fillimisht, shkurtoni qimet më të gjata duke rruar në drejtimin e natyrshëm që ato kanë. Më pas kaloni në drejtimin e kundërt. Nëse lëkura juaj është veçanërisht e ndjeshme, shkurtojini qimet duke mbajtur drejtimin natyral të rritjes së tyre.

  1. Zgjidh stilin

Menjëherë pasi keni mbaruar me shkurtimin paraprak, vendosni se çfarë stili dëshironi të realizoni. Sugjerojmë të zgjidhni një stil modern me bazë klasike, por mbi të gjitha që ju rri mirë.

  1. Detajet

Si përfundim, pasi i keni dhënë formën e dëshiruar mjekrës suaj është momenti për të kuruar detajet. Rregulloni linjat e basetave në mprehtësinë e duhur në mënyrë që mjekra juaj të bjerë në sy. Kur pastroni linjat sipër faqes, qimet nuk do rriten duke marrë drejtim të çrregullt.

Në varësi të mënyrës se si rruheni apo të stilit personal, hapat e sipërpërmendur mund të zgjasin më pak ose më shumë.

Por padyshim këto hapa arrihen saktësisht kur përdor makinën multi-funksionale Philips.

Screenshot_6.jpg

Makina multi-funksionale Philips është opsioni më i mirë nëse jeni duke kërkuar një mjet i cili vjen me shtesat e duhura për përkujdesjen efektive të qimeve të fytyrës, trupit, si dhe për flokët.

Teknologjia DualCut bën të mundur që brisqet prej çeliku të makinës të vetë-mprehen ndërkohë që janë duke punuar, me pak fjalë edhe nëse e përdorni makinën vazhdimisht nuk do të vini re as diferencën më të vogël në performancën e saj.

Screenshot_7.jpg

Për më tepër 14 shtesat e ndryshme janë perfekte për një sërë gjatësish të opsioneve të shkurtimit për mjekrën, flokët, trupin me qëllimin e lehtësisë në përdorim dhe përpikëri maksimale.

Screenshot_8.jpg

Screenshot_9.jpg

Zgjidh makinën e shkurtimit multifunksionale më të mirë për vete duke vizituar http://www.malegrooming.philips.com.al/

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027350902557373
array(1) { ["section"]=> string(34) "ne-kerkim-te-stilit-perfekt-171996" }