“Në këtë kohë duhet pak optimizëm gastronomik”, Mjeku Tritan Kalo iu fton për një pjatë të ngrohtë trahana Luxhërie (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:50 25-03-2020 “Në këtë kohë duhet pak optimizëm gastronomik”, Mjeku Tritan Kalo iu fton për një pjatë të ngrohtë trahana Luxhërie (FOTO) Foto e shperndare nga mjeku Tritan Kalo, tava me trahana

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar mbrëmjen e sotme foton e një tave me trahanë, të përgatitur prej tij dhe fton të gjithë shqiptarët ti bashkohen, duke çtensionuar me pak humor situatën nga koronavirusi.

“Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik”, shkruan mjeku Kalo, ndërsa shton “Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë.”

“Një recetë mbarëkombëtare…24 Mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “COVIDIANE” na duhet edhe pak OPTIMIZËM GASTRONOMIK…

Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon Qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana Lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant Prizreni, vaj ulliri Berati e Patosi përzier, pluhur speci të kuq nga Gramshi, djath dele Konispoli, ujë Selite, kripë Narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre….

Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..NE BASHKË DO TIA DALIM MBANË”, shkruan mjeku infeksionist Tritan Kalo.

Kujtojmë se, mjeku Tritan Kalo së bashku me shumë olegë të tjerë janë në forntin e parë të betejës me koronavirusin.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205
array(1) { ["section"]=> string(124) "ne-kete-kohe-duhet-pak-optimizem-gastronomik-mjeku-tritan-kalo-iu-fton-per-nje-pjate-te-ngrohte-trahana-luxherie-foto-199984" }