Në këtë shtet është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike

Publikuar tek: bota, më 06:14 29-08-2017 Në këtë shtet është ndaluar me ligj përdorimi i qeseve plastike

Në Kenia ka hyrë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve të plastikës.

Kushdo që shet, prodhon ose bart qese plastike, tani mund të përballet me gjobë deri në 38 mijë dollarë ose dënim me burg deri në katër vjet.

Qeveria thotë se ndalesa do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.

"Qeset plastike përbëjnë sfidën më të madhe për menaxhimin e mbeturinave të ngurta në Kenia. Ky është bërë makthi ynë mjedisor që duhet ta mposhtim me çdo kusht", tha për BBC-në ministrja e Mjedisit, Judy Ëakhungu, shkruan rel.

Prodhuesit e qeseve kanë paralajmëruar se do të humben 80 mijë vende pune.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011762142181396
array(1) { ["section"]=> string(69) "ne-kete-shtet-eshte-ndaluar-me-ligj-perdorimi-i-qeseve-plastike-90487" }