Në këtë shtet të Europës mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Publikuar tek: bota, më 18:22 18-11-2016 Në këtë shtet të Europës mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore

Paul D. Miller në një analizë të publikuar në “Foreign Policy” shprehet se Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë në Letoni.

Vend i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, Letonia ashtu si dy vendet e tjera balltike ka një numër të konsiderueshëm të popullsisë ruse dhe vitet e fundit janë provokuar shpesh nga avionët e Rusisë apo nëndetëset.

Sipas Miller, presidenti Vladimir Putin nuk do të dërgojë ushtrinë në Letoni por do të nxisë letonezët ose estonezët rusitshfolës, të cilët ndoshta brenda dy viteve të ardhshme do të fillojnë rebelimin, duke protestuar për të drejtat e tyre që të pretendojnë se janë persekutuar dhe çuditërisht mund të shfaqet ndonjë formacion i mirëtrajnuar me emërtimin “Fronti Popullor për Çlirimin e Baltikut”.

“Vrasjet e personave të shquar dhe sulmet me bomba mund të çojnë vendet baltike në prag të luftës civile”, argumenton Miller dhe më tej shkruan se Polonia do të çojë në aktivizimin e nenit 5 të NATO-s, duke argumentuar se vendet baltike janë nën sulmin rus.

Por, për ish-zyrtarin amerikan, Gjermania dhe Franca do të hezitojnë për të hyrë në konflikt të hapur me Rusinë dhe kjo do të përçajë Europën dhe kryesisht pjesën lindore të saj. Miller beson se disa shtete lindore do të ndjekin Poloninë që do të armatoset deri në dhëmbë, ndërsa të tjera do të bashkohen me Rusinë.

Lexo edhe: NATO dhe Rusia vendosen përballë, ja ku do dërgohen trupat shqiptare në konfliktin më të madh që prej Luftës së Ftohtë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072698593139648
array(1) { ["section"]=> string(69) "ne-kete-shtet-te-europes-mund-te-filloje-lufta-e-trete-boterore-59966" }