Kompania britanike "Cable.co.uk" ka bërë një studim se në cilin shtet rrjeti i internetit është më i shpejtë.
Sipas këtij studimi në 221 shtete, në Lihtenshtajn është rrjeti më i shpejtë i internetit, ndërsa më i ngadaltë është në Sudanin jugor.
Në këtë listë Shqipëria renditet në vendin e 104, ndërsa nga vendet e rajonit Kroacia është në vendin e 25, Rumania në vendin e 26, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova është në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të.
Së bashku me Lihtejnshtajnin, në krye të listës qëndron edhe një shtet i vogël si Gjibraltari, ndërsa në 10 vendet e para futen edhe Luksemburgu dhe Monako.
Vendet afrikane kanë internetin më të ngadaltë, mesatarisht 3.8 megabite për sekond, ku një film shkarkohet për më shumë se 4 orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati 1 ditë.