'Në këto zgjedhje kemi kundërshtar më të fortë', Balla MESAZH për Metën nga Selaniku

Publikuar tek: politike, më 14:18 16-06-2019 'Në këto zgjedhje kemi kundërshtar më të fortë', Balla MESAZH për Metën nga Selaniku

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla mbajti një takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik. 

Balla tha se në këto zgjedhe PS ka kundërshtar më të fortë se në zgjedhjet e tjera, ndonëse opozita nuk ka pranuar të hyjë.

Gjithashtu Balla deklaroi se presidenti do të shkarkohet, pasi pretendon se ka shkelur Kushtetutën.

'Këto zgjedhje pavarësisht se në dukje nuk ka kundërshtar, kundërshtari ynë në këto zgjedhje është më i madh se në zgjedhjet e kaluara sepse për fat të mirë këtë herë na janë bërë të katër bashkë, edhe Saliu dhe Iliri edhe Monika dhe Luli. Ne nuk i kishim numrat të zgjidhnim një president tjetër, por sot Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Ne ia dhamë përgjigjen të enjten në Kuvend, nëse Ilir Meta u zgjdh me 87 vota, me 100 vota i thamë zoti president ke thyer parimet bazë të Kushtetutës sonë, teksa Presidenti i Republikës nuk e ka asnjë lloj të drejte, nuk figuron në asnjë paragraf, në asnjë fjalë, fjala ç'dekret dhe patjetër që ne do ta institucionalizojmë atë që paragrafi i dytë i nenit 90 të Kushtetutës sanksionon kur presidenti thyen Kushtetutën, presidenti shkarkohet kur shkel kushtetutën', theksoi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070810317993164
array(1) { ["section"]=> string(88) "ne-keto-zgjedhje-kemi-kundershtar-me-te-forte-balla-mesazh-per-meten-nga-selaniku-168430" }