‘Në krye të PD një lidership me mentalitet enverist’, Topalli tregon nëse u konsultua me Berishën për partinë e re

Publikuar tek: politike, më 20:24 04-12-2020 ‘Në krye të PD një lidership me mentalitet enverist’, Topalli tregon nëse u konsultua me Berishën për partinë e re Jozefina Topalli

Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka rrëfyer marrëdhënien që ajo ka sot me demokratët, duke u shprehur se PD-ja e dikurshme nuk ekziston më.

Topalli u shpreh në emisionin “Vizioni i Pasdites” se Partia Demokratike sot drejtohet nga një person me mentalitet enverist, ndërsa shtoi s këtë nuk mund ta pranojë asnjëherë.

Për sa i përket marrëdhënieve me “gardën e vjetër”, Topalli u shpreh se i ruan ende marrëdhëniet me ta.

“Jeta ime është 20 vite me demokratët. Ajo që ishte Partia Demokratike nuk ekziston më sepse në krye të saj është një lidership që ka një mentalitet enverist me të cilin unë nuk mund të pajtohem asnjëherë. Por edhe sot që flasim bashkë dhe gjatë gjithë këtyre ditëve unë vazhdoj punën dhe komunikimin me demokratë me të cilët unë kam punuar prej vitresh, shumë prej të cilëve i kanë larguar. Unë nuk jam aq naïve sat ë besoj që germat ose sigla e dy germave PD është Partia Demokratike. Të jesh demokratike do të thotë të kesh ca vlera dhe ca parime”, tha topalli.

Ndërkohë e pyetur se nëse është konsultuar me Sali Berishën për partinë e re që krijoi, Topalli tha se me ish-kryeministrin ka komunikim të vazhdueshëm, por nuk është konsultuar për këtë vendim.

“Me zotin Berisha kam një komunikim të vazhdueshëm, por për vendimet që janë marrë gjatë kësaj periudhe nuk kam biseduar dhe nuk e kam ndarë me të. Ka qenë korrekt kur ka thënë që zgjedhja është thelbi i lirisë. Nuk them se më ka mbështetur, as të kundërtën, por ka qenë korrekt si njeri që e di se çfarë do të thotë pluralizëm”, tha ish-kryeparlamentarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘S’e kam premtuar kurrë këtë gjë’, Gazment Bardhi i nxjerr VIDEON Ramës kur premtonte frenimin e emigrimit të shqiptarëve: Është koha të largohet
‘Mision i përmbushur’, Rama për presidencën e OSBE: Shqipëria doli më e fortë dhe më e respektuar »
Article Logic
Execution time: 0.010589838027954
array(1) { ["section"]=> string(118) "ne-krye-te-pd-nje-lidership-me-mentalitet-enverist-topalli-tregon-nese-u-konsultua-me-berishen-per-partine-e-re-230209" }