Në KULMIN e Covid-19, në SHKODËR rikthehet nga shtegtimi LEJLEKU i parë, shqetësim mungesa e foleve dhe përkujdesja (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:22 26-03-2020 Në KULMIN e Covid-19, në SHKODËR rikthehet nga shtegtimi LEJLEKU i parë, shqetësim mungesa e foleve dhe përkujdesja (FOTO) Lejleku i pare i kthyer

Lejleku i parë ka shtegtuar në kthim dhe u fotografua dje në Shkodër.

Eshtë Shoqata Shqiptare që merret me studimin e zgjogjve, (AOS) që sjell lajmin e mirë në këtë kohë krize të coronavirusit, e ku askush nuk e ka mendjen te ta, përveç specialistëve, raporton newsbomb.al.

Ekspertët thonë se shumë shpejt, do të vijnë lejlekët në Fier, Gjirokastër e Sarandë, raporton newsbomb.al.

Madje, ekspertët e shoqatës së zogjve, po gjurmojnë edhe udhëtimin e Lejlekut Bela, i cili është paisur me një transmetues satelitor në Slloveni, dhe gjendet akoma në shtegtim, pa e ditur se ku do të ndalet.

Ekspertët po shqetësohen për shumimin e tyre dhe mungesën e foleve. “Përvec rënies së numrit të foleve për shkak të persekutimit dhe humbjes se habitateve të ushqimit, duket se shumë Lejlekë nuk i mbijetojnë shtegtimit apo dimërimit apo e thënë ndryshe fluturimit të tyre për mbijetesë e për pasojë nuk kthehen më në foletë e tyre në Shqipëri” shkruajnë ata.

Ndaj, në mungesën e krijimit të kushteve për shtegtimin e tyre, ekspertët thonë se lejlekët duhet të kenë kushte ideale të platformave folezuese, raporton newsbomb.al.

“Sikurse kjo platform folezuese e vendosur nga AOS në mars 2019, në bashkëpunim me OST” thuhet në njoftimin zyrtar të shoqatës.

Në këtë kohë krize nga coronavirus, ardhja e këtyre shpendëve është një lajm pozitiv për faunën dhe florën e vendit tone, raporton newsbomb.al.

Postimi i OST:

Ndërkaq, një pjesë e Lejlekëve folezues në vendet fqinje kanë mbërritur tashmë nga vendet e dimërimit. Në Kosovë, Maqedoni të Veriut e në Greqi ata janë shfaqur që prej 10 ditësh. Por individë të tjerë janë ende në shtegtim sikurse Lejleku Bela i pajisur me transmetues satelitor në Slloveni.

Foletë e Lejlekëve në vendin tonë janë për fat të keq mjaft të rralla. Vetëm 5-6 fole kanë qenë aktive në pesë vitet e fundit, shifër kjo fort e ulët krahasuar me të shkuarën e largët kur lejlekët ishin të pranishëm në thuajse çdo qendër urbane kryesore. Përvec rënies së numrit të foleve për shkak të persekutimit dhe humbjes se habitateve të ushqimit, duket se shumë Lejlekë nuk i mbijetojnë shtegtimit apo dimërimit apo e thënë ndryshe fluturimit të tyre për mbijetesë e për pasojë nuk kthehen më në foletë e tyre në Shqipëri.

Lejlekët, sikurse shumë shpendë të tjerë shtegtarë, përballen gjatë rrugëtimit shtegtues me plot faktorë kërcënues ku dallohet brakonazhi apo vrasja e qëllimshme, përplasja me infrastrukturën energjitike (turbinat e erës, linjat elektrike), elektroshoku etj.

Ndërsa ne nuk mund të kontrollojmë faktorët kërcënues gjatë shtegtimit, detyrimi ynë minimal është tu sigurojmë Lejlekëve kushte të mira folezimi, sikurse kjo platformë folezuese e vendosur nga AOS në Mars 2019 në bashkëpunim me OST.

Edhe pse në kushte të vështira pune për shkak të Covid 19, AOS vazhdon përpjekjet që në këtë nismë të mbrojtjes të përfshihen dhe struktura të tjera, për të rritur sa më shumë numrin e Lejlekëve folezues në Shqipëri”, shkruhet në faqen e Shoqërisë Ornitologjike Shqiptare e cila ka publikuar dhe fotot.

FOTOT E LEJLEKUT:

90985033_1661674117320108_1883310328565989376_o.jpg91098555_1661674160653437_5795416272636215296_o.jpg90767036_1661674073986779_2469230561655259136_n.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01016092300415
array(1) { ["section"]=> string(125) "ne-kulmin-e-covid-19-ne-shkoder-rikthehet-nga-shtegtimi-lejleku-i-pare-shqetesim-mungesa-e-foleve-dhe-perkujdesja-foto-200131" }