Në kulmin e përmbytjeve, Rama publikon “foton e ditës”, i rikthehet traditës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:20 02-12-2017 Në kulmin e përmbytjeve, Rama publikon “foton e ditës”, i rikthehet traditës

Kryeministri Rama vetëm pak minuta më parë ka publikuar një foto duke e cilësuar atë si “foton e ditës”.

Në foto Rama shfaqet me një nga banorët e zonave të përmbytura duke e përkëdhelur në kokë.

Ajo që bie në sy në foton e ditës së sotme, është se Rama i është rikthyer xhupit të tij të zakonshëm në dimër me logon e skuadrës italiane, Juventus.

Gjatë ditës djeshme dalja e Ramës me një xhup me logon e skuadrës gjermane të Bayern Mynih shkaktoi debat në rrjetet sociale, teksa sot ai i është rikthyer traditës së tij në veshje.

Më poshtë postimi: 

Screenshot_17.jpg

Kjo foto është realizuar ditën e  sotme në zonën e Novoselës gjatë inspektimit që Rama bëri atje për përmbytjet. Pasi takoi forcat e FA, kryeministri rastisi edhe djalin nga komuniteti rom në anë të urës.

Me këtë rast, Rama nuk i ka kursyer dhe batutat me djalin duke i thënë: “Edhe pse me përmbytje nuk harron të bësh flokët me xhel”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01447319984436
array(1) { ["section"]=> string(79) "ne-kulmin-e-permbytjeve-rama-publikon-foton-e-dites-i-rikthehet-tradites-101705" }