Në kulmin e tensioneve politike shfaqet Fatos Nano, takimi me politikanin e njohur në Tiranë (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:50 20-12-2017 Në kulmin e tensioneve politike shfaqet Fatos Nano, takimi me politikanin e njohur në Tiranë (FOTO)

Në kulmin e debateve politike lidhur me mënyrën se si u zgjodh kryeprokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ku si pasojë opozita organizoi protesta të dhunshme brenda dhe jashtë kuvendit ditën e hënë, shfaqet papritur ish-kryeministri Fatos Nano.

Ish-politikani i rëndësishëm dhe ish-lideri i PS, Fatos Nano është rishfaqur natën e mbrëmshme, përkrah me Telat Xhaferin, kreun e kuvendit të Maqedonisë.

Ky i fundit kreu një vizitë zyrtare dy-ditore në Tiranë që prej ditës së djeshme, ndërsa takoi disa personalitete të larta shqiptare, përfshirë edhe homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçin, me të cilin mbajti paraditen e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Ai postoi në profilin e tij në rrjetet sociale dy foto teksa pozon me Fatos Nanon dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit maqedonas dhe shkruan në një status: “Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi, me delegacionin të përbërë nga Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Rexhep Memedi, takuan ish Kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano”. 

25550084_730601737128344_8230292245988356076_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019881963729858
array(1) { ["section"]=> string(103) "ne-kulmin-e-tensioneve-politike-shfaqet-fatos-nano-takimi-me-politikanin-e-njohur-ne-tirane-foto-103766" }