Në Lezhë ndodh çudia: Ja ç’bën bashkia kur s’ka lekë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:54 06-03-2017 Në Lezhë ndodh çudia: Ja ç’bën bashkia kur s’ka lekë

Bashkia e Lezhës e "zhytur" në një krizë të thellë ekonomike ka marrë vendime aspak të mira për administratën e saj.

Duke nisur që nga muaji janar i këtij viti pagat e punonjësve janë ulur me 10%. Vendimi është marrë me firmën e vetë kreut të bashkisë, Fran Frrokaj, pa u kaluar në Këshillin Bashkiak. Shkak për uljen e pagave të administratës argumentohet me gjendjen e vështire financiare që po kalon kjo njësi vendore nga borxhet e trashëguara ndër vite. Ky fakt behet i ditur nga vetë Drejtoresha e Finances Tonine Marku.

"Duke nisur nga muaji janar i këtij viti pagat ne i kemi zbritur në masen 10 % më pak se më parë. Ky vendim u mor pasi ne u vumë në veshtiresi financiare nga borxhet e trashëguara prej vitesh. Për shkak se u vumë në vështiresi ne zbritem pagat dhe këtë e kemi parashikuar edhe në buxhetin e këtij viti i cili nuk është miratuar ende", thotë ajo.

E pyetur nëse ky vendim është i ligjshëm, pa u miratuar më parë në Këshillin Bashkiak, Marku thotë: “Kur nuk ke lek, normalisht që është e ligjshme”.  

Nga ana tjetër, prefekti i Lezhës thotë se në insitucionin që ai drejton nuk ka mbërritur asnjë shkresë për uljen e pagave, por sipas tij në mbledhjen e radhes që Këshilli Bashkiak do ketë çështja do të analizohet me kujdes dhe në rast që ka veprime të jashtëligjshme paratë do tju kthehen punonjësve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëzimi vullnetar i armëve, Tahiri: Politika e Tiranës merret me çadra e bllokime, qytetarët bëjnë punë për të bërë shtet (Video)
Flet autori i vrasjes makabre në Këlcyrë: Ja pse ia preva kokën bashkëfshatarit »
Article Logic
Execution time: 0.012439012527466
array(1) { ["section"]=> string(57) "ne-lezhe-ndodh-cudia-ja-c-ben-bashkia-kur-s-ka-leke-70930" }