Në limitet e kohës, PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje

Publikuar tek: aktualitet, më 12:26 25-05-2017 Në limitet e kohës, PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje

Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

PD dorëzoi para pak minutash në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt zgjedhor, sot në mesditë kur shënohet edhe afati i fundit për aplikimin. 

Me këtë shkresë, PD kërkon të regjistrohet edhe për zgjedhjet në Kavajë, pasi 25 qershorin Presidenti Bujar Nishani e dekretoi të dielën si datën përfundimare për zgjedhjet e përgjithshme dhe në të njëjtën ditë edhe ato të Kavajës.

Nesër është afati i fundit i dorëzimit të listave, ndërsa të shtunën është paralajmëruar mitingu hapës i Partisë Demokratike në Tiranë.

Rreth një orë me herët, Basha pati një takim dy aleatët e tij, Dashamir Shehi i LZHK dhe Nard Ndoka i PKD.Mësohet se kreu i opozitës u ka kërkuar dy figurave të politikës, të garojnë nën siglën e PD-së. Takimit i është bashkuar edhe Vangjel Dule i PNDNJ.

Burimet bëjnë me dije se Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër e ndërsa Dashamir Shehi në Tiranë.

Kjo është e njëjta skemë që ndoqi PS-ja sa i takon mënyrës së pjesëmarrjes në zgjedhjet e 25 qershorit, skemë që synon të favorizojë forcat kryesore politike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mure të çara e tavane të krisura, këto janë dëmet e tërmetit që “shkundi” Matin 2 ditë më parë
“U vra vëllai im”, trondit avokati i njohur pas atentatit në Vlorë: Ti duhej të ishe i fundit që mund të ikje në këtë mënyrë »
Article Logic
Execution time: 0.0101318359375
array(1) { ["section"]=> string(78) "ne-limitet-e-kohes-pd-dorezon-ne-kqz-kerkesen-per-regjistrim-ne-zgjedhje-79924" }