Rrethi i Lushnjes ishte ndër më të prekurit nga sëmundja e dermatozës nodulare që solli ngordhjen një numri të madh gjedhësh. Pikërisht në këtë rreth, ka nisur shpërndarja e lopëve për fermerët që pësuan dëme nga sëmundja e dermatozës nodulare gjashtë muaj më parë.
Fillimisht janë shpërndarë 50 lopë nga 200 të tilla, që janë evidentuar të ngordhura nga sëmundja. Ndërsa sa i përket fermerëve ata shprehen të kënaqur, por gjithsesi thekosjnë faktin se lopët që ju ngordhën ishin me qumësht ndërsa këtyre që po marrin u duhet 1 vit që të prodhojnë sasinë e qumështit që ata pretendojnë.
Dermatoza Nodulare në muajt e fundit të vitit të shkuar shkaktoi ngordhjen e një numri të lartë lopësh edhe në rajone të tjera të vendit përfshirë këtu Fierin, Gjirokastrën dhe Korçën. Pritet që sipas grafikut të hartuar nga ministria e Bujqësisë të vazhdohet me dëmshpërblimin edhe të fermerve në këto zona.