Në Maqedoninë e Veriut e pret burgu, Gruevski jep dorëheqjen nga Budapesti

Publikuar tek: rajon, më 18:45 01-06-2019 Në Maqedoninë e Veriut e pret burgu, Gruevski jep dorëheqjen nga Budapesti

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski ka hequr dorë nga mandati i deputetit, nga Budapesti ku është strehuar.

Gjykata Penale e ka dënuar Gruevskin me 2 vite burg në mungesë për blerjen e një Mercedesi luksoz i cili kushtonte më tepër se gjysmë milioni euro.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Gruevski shprehet se ka dhënë dorëheqjen pa pritur vendimin e Presidentit, ndërsa falenderon deputetët e partisë së tij VMRO-DPMNE të cilët sipas tij nuk u janë nënshtruar presioneve.

'Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve. Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime', shkruan Nikolla Gruevski.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021376848220825
array(1) { ["section"]=> string(80) "ne-maqedonine-e-veriut-e-pret-burgu-gruevski-jep-doreheqjen-nga-budapesti-166562" }