Në mbyllje të mandatit, Ruçi pret për herë të fundit ambasadoren e Greqisë: Popujt tanë merren vesh më mirë sesa qeveritë

Publikuar tek: politike, më 11:55 06-09-2019 Në mbyllje të mandatit, Ruçi pret për herë të fundit ambasadoren e Greqisë: Popujt tanë merren vesh më mirë sesa qeveritë Gramoz Ruçi në takim me Ambadadoren e Greqisë Eleni Sourani

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi priti për herë të fundit Ambasadoren e Greqisë Eleni Sourani me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik në vendin tonë.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit dhe forcimit të bashkëpunimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeparlamentari Ruçi shtoi se të dy popujt kanë treguar se dinë të merren vesh shumë më mirë se dy shtetet.

“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende fqinje dhe mike. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ynë duhet të thellohen. Nuk ka asnjë pengesë për fuqizimin e bashkëpunimit shqiptaro-grek. Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoritarët grekë në Shqipëri shërbejne si ura të fqinjësisë e miqësisë miidis të dy vendeve. Popujt tanë kanë treguar se dinë të merren vesh e të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin më mirë sesa qeveritë”, deklaroi drejtuesi i parlamentit shqiptar Ruçi.

Nga ana tjetër, Sourani çmoi urtësinë e kreut të Kuvendit Ruçi për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.

“Urtësia juaj ka qenë një mbështetje e madhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe. Nuk ka asnjë rrethanë midis të dy vendeve tona që të pengojë fuqizimin e miqësisë e të marrëdhenieve midis Shqipërisë e Greqisë. Rreth 65 mijë familjet e përziera shqiptaro-greke janë një faktor tjetër për fuqizimin e miqësisë midis popujve”, nënvizoi Ambasadorja Sourani.

Me ardhjen në pushtet të ‘’Demokracisë së Re’’, Sourani duhet të mbyllë mandatin e saj për t’i lënë vendin pasardhësit nga radhët e konservatorëve grekë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025101900100708
array(1) { ["section"]=> string(126) "ne-mbyllje-te-mandatit-ruci-pret-per-here-te-fundit-ambasadoren-e-greqise-popujt-tane-merren-vesh-me-mire-sesa-qeverite-177503" }