Në memorie të desidentit të njohur shqiptar, sot tre vite pa Kasëm Trebeshinën

Publikuar tek: kulture-art, më 19:58 07-11-2019 Në memorie të desidentit të njohur shqiptar, sot tre vite pa Kasëm Trebeshinën

Sot tre vite më parë ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare desidenti i letërsisë shqipe, Kasëm Trebeshina.

Para se të vdiste, prej kohësh shkrimtari i njohur jetonte në Ankara të Turqisë në shtëpinë e vajzës së tij.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

 Pas rënies së komunizmit filloi të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t'ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe promemoria është quajtur shpikje, e bërë me qëllimin e vetëm të shpalljes së Trebeshinës disident dhe të dëmtimit të imazhit të shkrimtarit Ismail Kadare i cili refuzonte të quhej disident.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007375955581665
array(1) { ["section"]=> string(84) "ne-memorie-te-desidentit-te-njohur-shqiptar-sot-tre-vite-pa-kasem-trebeshinen-185075" }