Në mes të ditës në Tiranë firma prish objektin për të ndërtuar pallat, PLUHURI 'PUSHTON' ZONËN E BANUAR, PUNËTORI ME ZORRË NË DORË tenton të spërkatë ndërtesën e rrënuar (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:34 04-08-2020 Në mes të ditës në Tiranë firma prish objektin për të ndërtuar pallat, PLUHURI 'PUSHTON' ZONËN E BANUAR, PUNËTORI ME ZORRË NË DORË tenton të spërkatë ndërtesën e rrënuar (VIDEO) Objekti i prishur ne rrugen Mine Peza

Në mes të ditës, në rrugën "Mine Peza", vetëm 300 metër nga komisariati nr.3 i Tiranës një firmë e pashqetësuar prish një objekt, pasi aty do të ndërtohet një pallat, raporton newsbomb.

E nëse punëtorët e firmës punojnë të pashqetësuar, nuk ndodh e njëjta gjë me banorët e zonës, të cilët duhet të durojnë jo vetëm zhurmën, por edhe pluhurin që ka pushtuar zonën ku ata jetojnë.

Nga pamjet e siguruara nga newsbomb shihet se firma nuk ka marrë asnjë masë për spërkatjen me ujë të objektit të prishur, por i vetmi që përpiqet të spërkatë ndërtesën është një punëtor me një zorrë uji, që edhe ujin duket sikur e hedh me kursim.

Një papërgjegjshmëri totale jo vetëm nga firma, por edhe nga autoritetet policore që nuk ndërhyjnë, por rrijnë e bëjnë sehir kur shumë afër tyre qytetarëve u duhet të përballen me pluhurin edhe zhurmat e shkaktuara në mes të ditës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010277032852173
array(1) { ["section"]=> string(178) "ne-mes-te-dites-ne-tirane-firma-prish-objektin-per-te-ndertuar-pallat-pluhuri-pushton-zonen-e-banuar-punetori-me-zorre-ne-dore-tenton-te-sperkate-ndertesen-e-rrenuar-video-216034" }